Prodhuesit kinezë ka kohë që janë shumë të zotë në “klonim” të produkteve prodhuesve evropian më prestigjiozë. Natyrisht, G-Class e Mercedesit është në mesin e këtyre modeleve.
Kështu që, prodhuesi kinez BAIC ka vendosur që të “klonojë” nga një prodhues prestigjioz gjerman dhe rezultati është modeli me emrin “BJ80”, transmeton Koha.net. Ky model ka qenë në tregun kinez vetëm për një kohë.
Sa i përket motorit, ky G-Class kinez ka në dispozicion dy versione të motorit: njërin nga Saab 2.0-litër Turbo dhe tjetrin nga General Motors 2.3-litër Turbo i vitit 2009. Po ashtu, BAIC ka marrë të drejta edhe për platformën 9-3 dhe 9-5 e Saabit.
Përveç eksterierit, është “klonuar” edhe enterieri. Për krijimin e BJ80-shit, padyshim, ka shërbyer si model gjenerata e kaluar e G-Classit por pritet që së shpejti të vijë edhe versioni me sistemin kinez “MBUX” për argëtim dhe informim, si dhe me kabinën digjitale.
Në videon e publikuar në YouTube mund të shihni versionin e veçantë të modelit BJ80 70th Anniversary, i cili karakterizohet me mbrojtësit e përparmë dhe të pasmë si dhe ato anësore me ngjyrë të zezë e plot shkëlqim. Natyrisht, e gjithë kjo nuk është fare afër me “mbretin” e terreneve të vështira rrugore – Mercedes G-Class.