Sot janë bërë dy muaj që prej mbajtjes së parakohshme të zgjedhjeve të përgjithshme.
Zgjedhjet e 6 tetorit morën një periudhë mbi njëmujore për certifikim, por edhe pas këtij procesi, fituesit e zgjedhjeve; Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë hasur në kundërshti për të krijuar Qeverinë e re, njofton Klan Kosova.
Megjithë harmonizimin e programit nga grupet punuese të të dy subjekteve dhe pajtueshmërinë në këtë drejtim 100 përqind, janë liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa që në takimin e tyre të fundit nuk kanë mundur të bien dakord për ndarjen e pozitave qeveritare.