Rrahman Jashari, kryetari i SBASHK-ut, ka thënë se mësuesit kanë më së paku faj për rezultatet e nxënësve të Kosovës në testin ndërkombëtar PISA.
“Askush në Kosovë nuk është ndjerë mirë me rezultatet e PISA-s, por duhet të kujdesemi për të ndryshuar këtë. Ne duhet të fillojmë nga Akademia e Shkencave të Kosovës ku duhet të ulemi të gjithë, bashkë me SBASHK-un dhe me profesorët e universiteteve”.
“Mësuesi në Kosovë është më së paku fajtor për këto rezultatet të PISA-s. Njëra nga arsyet që jemi në këtë situatë të rezultateve nga PISA është se duhet të ndryshohet”.
“Nuk po e di pse testi PISA është vetëm një instrument vlerësimi, kurikula dhe tekstet shkollore duhet të ribëhen”.
“S’po them që jemi të pafajshëm ne jemi më të pafajshmit atëherë, unë po them të ulemi të gjithë dhe të gjejmë problemet që janë dhe të ofrojmë një zgjidhjes të gjithë së bashku”.
Ai deklaroi në emisionin Zona e Debatit të Klan Kosovës se nuk pranojnë që mësuesit kosovarë të testohen me anë të shkrimit për dijen e tyre.
“SBASHK-u është dhe do të mbetet kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit sepse kjo nuk ka ndodhur askund në botë dhe nuk do të ndodh as në Kosovë”.
“SBASHK këmbëngul që në shkolla të shkojnë inspektorët profesional të shohin mësimdhënësit se si punojnë, ne më këtë nuk po i ikim vlerësimit, por ne nuk dëshirojmë vlerësim me test”, ka thënë Jashari.