Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se populli në zgjedhjet e fundit ka hedhur votën për ndryshim të situatës nga ç’ka qenë.

“Koha e qeverive kalimtare dhe teknike ka kaluar, populli ka votuar për ndryshim e jo për qeveri kalimtare ose me njerëz të vendosur nga zarfet”, ka shkruar ai në Facebook.

“Vullneti i qytetarëve të Kosovës me 6 tetor ka treguar se kush duhet qeverisur me vendin”.