James Appathurai, zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Serbinë se si shtet neutral ushtarak do të ju kushtoj shumë të mbrohen. Ai kishte edhe një kritikë për Serbinë e pushtetin atje pasi nuk e informojnë publikun serb për partnerin më të madh të tyre ushtarak, NATO’n. Ai shtoi se shpreson që të rinisin bisedimet mes Prishtinës e Beogradit.

Nëse jeni neutral, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të mbroheni, vetëm se do të mbroheni të vetëm, pa ndihmën e askujt e kjo kushton tha Appathurai pas deklaratave për neutralitet nga Serbia.

Zvicrës i duhet të paguaj shumë para që të mbrohet e vetme nga armiqtë. Njëjtë vlen edhe për Finlandën e Suedinë, që kanë shtuar konsiderueshëm investimet në mbrojtje, tha Appathurai. Anëtarët e Aleancës kanë pranuar se deri më 2024 do të ngritin investimet në mbrojtje deri në dy për qind  të bruto prodhimit vendor (BPV)

Appathurai vlerëson se pa prezencën e SHBA’ve këto shpenzime të anëtarëve të NATO’s do të ishin 4 deri 6 për qind të BPV’së, e as atëherë nuk do të arrihej i njëjti nivel i mbrojtjes.

Appathurai tha se NATO e respekton neutralitetin e Serbisë e nuk kërkon nga askush të zgjedh mes perëndimit e lindjes. Kemi një bashkëpunim aktiv me Serbinë, e cila është partner i besueshëm, tha ai.  Me rastin se Beogradi e vendos shpesh në plan të parë bashkëpunimin me Rusinë, edhe pse anëtarit e NATO’s janë donatori më i rëndësishëm i Serbisë, ku SHBA’të japin ndihmën më të madhe Ushtrisë Serbe, Appathurai tha se është realitet se Beograd është partner i besueshëm.

Bashkëpunojmë shumë, përfshi edhe ushtrimet e përbashkëta. Por, do ta vlerësonim sikur udhëheqësia dhe mediat serbe të njoftonin qytetarët rreth asaj se sa Serbia bashkëpunon me Perëndimin dhe sa i ndihmon Perëndimi.

Appathurai tha poashtu se Alenaca shpreson se do të nis dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, që e dëshiron edhe udhëheqësia e re e Bashkimit Europian.

Dialogu mund të sjellë deri tek ndryshime fundamentale në të gjithë rajonin, sa i përket integrimeve euroatlantike, zhvillimin ekonomik, për çfarë edhe e mbështesim vazhdimin e tyre. Është në interesin e Beogradit e Prishtinës të zgjidhin problemet e tyre, është për të mirën e tyre. Marrëdhëniet e tyre të tanishme e pengojnë politikën dhe ekonominë, tha Appathurai.