Dhuna në familje po vazhdon të mbetet njëra nga dukuritë më shqetësuese në shoqërinë tonë, shkruan Llapi.info.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuajse çdo dy-tre ditë nga Komuna e Podujevës raportohet nga një rast i dhunës në familje.
Një i tillë ka ndodhur të shtunën, ndërsa një person është arrestuar. Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi ka rrahur gruan dhe dy fëmijët e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Llapi.info