Podujeva, foto arkiv

Një aksident trafiku pati ndodhur në fund të muajit shtator në Dobërdol të Podujevës, ku një veturë e kishte goditur një këmbësore, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes, viktima (femër) pësoi lëndime të rënda trupore dhe e njëjta ishte dërguar për tretman mjekësor. Siç mëson portali, që nga ajo ditë viktima ka qenë e shtrirë në gjendje kome, teksa gjatë ditës së djeshme ka ndërrur jetë në repartin intensiv të QKUK-së.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Lidhur me rastin nga reparti intensiv në QKUK-së, është informuar se viktima femër K-Shqiptare ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Llapi.info mëson se tashmë e ndjera është Xh.G., nga fshati Dobërdol i Komunës së Podujevës. Ajo ka qenë mësuese e shkollës fillore në këtë fshat.

Ndërkaq, i dyshuari që me veturën e tij e ka goditur viktimën është arrestuar, derisa të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi./Llapi.info