Departamenti Amerikan i Thesarit sot ka publikuar listën e ndërmarrjeve korruptive ndërkombëtare, të cilat do të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë listë figurojnë dhjetëra kompani serbe, të cilat vlerësohet se janë pjesë e rrjeteve korruptive.

Në njoftimin e saj, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit thekson se, bazuar në kornizën ekzistuese ligjore, ky vendim shënjestron ndërmarrje, të cilat kanë kryer abuzime serioze ndaj të drejtave të njeriut apo janë përfshirë në afera korruptive.

Slobodan Tesiq, prodhuesi i armëve, i cili ka disa dekada që ndodhet në listën e zezë të OKB-së për shkak të shkeljes së rregullave dhe restrikcioneve për eksportimin e armëve, ka një pozicion prominent në komunikatën e DATH. Në kuadër të entiteteve të sanksionuara përfshihen një sërë kompanish serbe dhe disa individë me prejardhje nga Serbia të cilët asocohen me Tesiq.

Si rezultat i këtij vendimi, të gjitha pronat dhe interesat mbi prona të entiteteve të emëruara në listën në fjalë, të cilat ndodhen në SHBA duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, dhe të gjitha transaksionet mes tyre dhe personave apo kompanive amerikane ose ato të cilat ndodhen në SHBA, janë efektivisht të ndaluara.

Më poshtë mund të gjeni listën plotë të ndërmarrjeve dhe individëve Serb të cilët janë klasifikuar si targete nga administrata amerikane.

Kompanitë:

• Preduzece za trgovinu na veliko i malo Partizan Tech DOO Beograd-Savski Venac • Technoglobal Systems DOO Beograd

• Charso Limited

• Grawit Limited

• Velcom Trade D.O.O. Beograd

• Falcon Strategic Solutions D.O.O. (Falcon Strategic)

• Melvale Corporation D.O.O. Beograd

• Vectura Trans DOO

• Araneks DOO

• Moonstorm Enterprises LTD – Bazuar në Çeki

• Tardigrade Limited – Bazuar në Çeki

• Business Diversity Limited – Bazuar në Çeki

• Finrost Limited (Finrost) – Bazuar në Çeki

Persona:

• Goran Andriq

• Esad Kapixhiq

• Nebojsa Sharenac • Zoran Petroviq

• Nikola Brkiq

• Milan Subotiq

• Zelimir Petroviq • Sreten Cvjetkoviq • Ljubo Mariçiq

https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm849