Një aksident ka ndodhur në Krushë të Madhe.

Si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 16:30 stacioni policor në Rahovec ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Krushë e Madhe.Katër persona kanë mbetur të lënduar. Dy automjete kanë qenë të përfshira në aksident”- tha Podrimaj.

“Aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Sipas ekipit mjekësor të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”- shtoi Podrimaj.