Zyrtari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se deri më tash janë ftuar 250 ish-luftëtarë nga Gjykata Speciale.

Gucati ka deklaruar se nuk do të jetë befasi edhe nëse ftohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nuk është befasi nëse ftohet Thaçi, unë nuk e di a do të ftohet”, ka thënë ai.

Gucati për TV Duagjini ka thënë se të ftuarit iu kanë paraqitur Speciales dhe një pjese të tyre, iu është marrë pasaporta.