Dillian Whyte është rikthyer fuqishëm në boks, pasi në fundjavën e kaluar e mposhti Mariusz Wach.

Boksieri britanik ishte suspenduar nga boksi për shkak se kishte rezultat pozitiv në testet e antidopingut.


Whyte dëshiron që të rikthehet sërish në majat e boksit dhe po planifikon që të luftojë për titullin WBC.

Ky titull aktualisht është në pronësi të Deontay Wilderit që do të përballet në shkurt të vitit 2020 me Tyson Furyn.


Cili prej ta ja del të triumfojë në atë përballej, atëherë do të përballet me Whyten që është mandatari i parë.

Britaniku ka thënë se do ta sfidojë edhe Anthony Joshuan për titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pas fitores që e arriti ky i fundit ndaj Andy Ruizit. /Telegrafi/