44-vjeçari nga Podujeva, Hetem Dedaj është gjetur pa shenja jete, i cili rezultonte i humbur që nga data 15.05.2019, njofton Llapi.info.

Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë e ka bërë të ditur vëllai i Hetemit, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00 në fshatin Buricë të Podujevës.

“Me dhimbje e pikëllim ju njoftojmë që është gjet trupi i vëllaut Hetem Deda varrimi bëhet nesër me 13:12 2019 në ora 15.00 në Buricë”, ka shkruar vëllai i tij në Facebook.

Lexo edhe: Podujevë, humb një 44 vjeçar

Familjarët e Hetem Dedaj kishin thënë se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kishte pasur problem me askënd.

Në kërkim të tij, ishin vënë Policia e Kosovës, familjarët dhe qytetarët, mirëpo hera e fundit kur ai ishte parë ishte duke hipur në një autobusë në Prishtinë, që nga ajo ditë nuk dihej asgjë për të./Llapi.info