Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa së shpejti pritet të nisin takim mes vete.
Burime të KTV-së kanë mësuar se takimi zhvillohet në Kuvendin e Kosovës. Koha.net mëson se të dy, Kurti e Mustafa tashmë veç kanë hyrë brenda ambientit ku do të zhvilllojnë takimin.
Kujtojmë se Kurti ka premtuar se do të ketë finalizim të marrëveshjes për koalicion me LDK-në para seancës konstituive.
Seanca e parë konstituive është thirrur nga presidenti më 26 dhjetor.