20 vjet pas përfundimit të luftës, Komuna e Podujevës do të bëhet me semaforë.
Semaforët janë vendosur në rrugën “Zahir Pajaziti”, derisa pritet të funksionalizohen shumë shpejt pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë.
Muaj më parë, për Llapi.info vendosjen e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi.
“Në udhëkryqin e rrugëve “Zahir Pajaziti” -“Besnik Restelica” – “Vëllezërit Frashëri” (te marketi “Interex”) është planifikuar vendosja e semaforëve”, pati deklaruar Elezi./Llapi.info
Lexo edhe: Viti 2019 – më në fund edhe Podujeva po bëhet me semaforë