Lagjja Dëshmorët e Kombit në Balloc të Podujevës tashmë është kthyer në një deponi bërlloku, shkruan Llapi.info.

Bërlloku dhe materialet ndërtimore kanë pushtuar këtë vend, derisa për këtë po ankohen banorët e asaj ane. Ata thonë se këto mbeturina po i hedhin kompani ndërtimore.

Sipas banorëve, kompanitë të cilat po kryejnë punime në këtë pjesë s’po i largojnë këto mbetje jo të duhura më.

Pikërisht për këtë edhe janë shqetësuar banorët e kësaj lagjeje, të cilët edhe kanë dërguar pamje në adresë të Llapi.info. Në bazë të pamjeve, shihet bërrlloku dhe dheu që është hedhur në fusha të hapura përkitazi me shtëpi të banueshme dhe në rrugët kryesore. Sipas banorëve, bërlloku ka filluar të marrë përmasa të mëdha në këtë anë./Llapi.info