Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjtit janë kanosur mes vete lidhur me një bllokim rruge, njofton Llapi.info.

Arrestimi i tyre është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, derisa dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Surkish, Podujevë 14.12.2019 – 11:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin kanosur në mes vete lidhur me një bllokim të një rruge. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim te tij, pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt”, thotë PK./Llapi.info