Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së në Podujevë, Arbër Blaku ka dorëzuar sot mandatin e tij si asamblist i kësaj partie si dhe ka pezulluar çdo aktivitet politik dhe partiak, raporton Llapi.info.

Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë Blaku nëpërmjet një postimi në Facebook, duke shtuar se i njëjti vjen pas zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

Sipas tij, procesi i këtyre zgjedhjeve ka përfunduar, siç e ka quajtur Blaku, përmes shantazheve politike, duke mos u bërë reforma në degën e PDK-së në Llap. Sipas Blakut, rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit tregon se zgjedhjet e brendshme në PDK-në e Llapit kanë qenë të manipuluara.

Kujtojmë, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, u zgjodh kryetar i kësaj partie me vetëm dy vota më shumë se kundërkandidati i tij, Fahri Osmani. Fetahu mblodhi 117 vota, kurse Osmani 115. Osmani pati përkrahjen e shumë të rinjve të PDK-së në këtë garë, por strukturat e vjetra të kësaj dege përkrahen Naim Fetahun, e që ky i fundit edhe arriti të bëhej kryetar.

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë të Podujevës,

Kam vendosur ta dorëzojë mandatin e asmableistit të PDK-së ne Komunën e Podujevës, si dhe të pezulloi të gjitha aktivitetet politike dhe partiake.

Dua të theksojë se para tri viteve deri sa isha duke punuar në Qendrën e Studentëve dhe në biznesin familjar në ComputerTrade ku kisha kushte të mira të punës dhe të hyra të mira personale…në kordinim me familjen dhe miq vendosa të lë anash të dy punët dhe të mirrem me të mirën e përgjithshëme, ku vendosa të kyqem në jetën politike dhe ti shërbej të mirës së përgjithshme, konkretisht në qytetin e Podujevës.

Në zgjedhjet e 2017 me mbështetjen e familjes dhe shumë miqëve, mora mandatin e asambleistit nga radhët e PDK-së, duke e ngritur zërin opozitar dhe duke adresuar një sër problemesh që na preokupojnë çdo ditë në qytetin tonë.

Gjatë këtyre dy vite si parti kemi kalur në një proces të zgjedhjeve të mbrendshme n parti, andaj pasi që isha i vetmi asambleist i qytetit nga radhët e PDK-së mora përsipër që të kordinoi me qytet nëndegët në mënyrë që të kemi një shtrirje më të madhe në Qytet……e keqja fillon këtu, kur po gati te njëjtit persona qe më besuan qytetin, gjatë zgjedhjeve filluan të meren me lojëra të ulta në zgjedhjet e mbrendshme të partisë, krejt këto jam munduar ti tejkaloj vetem se partia të reformohet dhe të jetë njëra prej forcave kryesore në Llap dhe ta synojmë pushtetin…procesi përfundoje dhe përmes shantazheve dhe lojrave të ulta politike, ne si Ekip i Ri nuk fituam dhe si pasojë edhe mundësia e reformës mbetet vetëm në letër, madje rezultati i zgjedhjeve te fundit te 6 tetorit më së miri tregon atë që zgjedhjet e fundit te mbrendshme te PDK në Llap kan qenë te manipuluara me faktin se 2 kandidatet e brezit te ri dolen me te votuarit e PDK per Podujeve…..Në fund të fundit më së shumti ka humbur PDK-ja.

Andaj unë pezulloj cdo aktivitet politik deri në një vendim tjetër dhe e dorezoi mandatin e asambleistit, duke i falenderuar të gjithë ata që gjatë kësaj kohe ishin afër meje, dhe më perkrahën në çfardo formë, në veqanti familjen.

Me respekt,
Arber Blaku

Image may contain: 1 person, standing