Tyson Fury ka bërë të ditur se i dëshiron edhe dy përballje në boks, para se të kalojë në UFC.

‘Gypsy King’ është duke u stërvitur në oktogon me boksierin e peshave të mesme Darren Till, që besohet se do të ketë një meç në MMA në të ardhmen.

Sipas analistit të Sky Sports Boxing, Oliver, Fury i ka thënë atij se dëshiron të futet sa më shpejtë në sportin e arteve marciale të përziera.

“Tyson më ka thënë mua se kanë mbetur edhe dy përballej në kontratën e tij në boks dhe do të përfundojë punën aty”, ka thënë Oliver për talkSport.


“Ai më ka thënë se po futet në UFC. Është një fillim i ri, një sfidë e re për të. Ai e ka marrë shumë seriozisht këtë”.

Presidenti i UFC-së, Dana White e ka vënë në dyshime debutimin e Furyt, pasi pesha e tij nuk e lejon atë të jetë pjesë e një sporti tejet luftarak.