Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Arrestimi i tij është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa PK-ja ka njoftuar se i njëjti është kapur pasi ka kërcënuar me fjalë viktimën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte kërcënuar me fjalë viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “kanosje”./Llapi.info