KEDS-i ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.
Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.
Sipas KEDS-it, të premten pa rrymë deri në 6 orë do të mbesin:
“Nga NS 220/35/10kV Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10KV Fan Zahir Pajaziti (Kodi 14000014) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.
Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajçinë, Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.
Arsyeja: Pastrimi i trases nga drunjët, evitimi i rreziku, ndërrimi i izolatorëve, shtrëngimi i përçuesve, përforcimi i shtyllave etj”, thuhet në njoftim.
Kurse, të shtunën pa rrymë do të mbesin:
“TS TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: TS 10/04 kV Sekiraqa 1 (Kodi: 1400009076) prej orës 10:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00.
Vendet: Serkiraqa.
Arsyeja: Shtrirja e kabllos”, thuhet tutje në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info