Mërgimtarët ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit, me ç’rast edhe janë krijuar kolonat në pikat kufitare, njofton Llapi.info.

E pika më e ngarkuar po del të jetë ajo në Merdare. Bashkatdhetarët atje po presin për të hyrë në Kosovë mbi 3 orë, teksa sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, kolona ka arritur deri në 1200 metra. Ndërkaq, për të dalë nga Kosova pritjet janë vetëm deri në 5 minuta.

Për dallim nga kjo pikë, pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara.

Ndryshe, mërgimtarët vazhdimisht ballafaqohen me vonesa të shumta në kufi me Serbinë./Llapi.info