Një i mitur është therur me thikë dje rreth orës 16:00 në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa është bërë e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rr.Xhemajl Mustafa, Podujevë 19.12.2019-16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar –i mitur pasi qe i njëjti ka therur me mjet te mprehtë viktimën mashkull K-Shqiptar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thotë PK.

Sipas PK-së, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info