Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimet për sulm seksual ndaj një vajze të mitur, njofton Llapi.info.
Policia bën të ditur se me datë 19 dhjetor në fshatin Letanc të Podujevës i dyshuari ka ngacmuar seksualisht viktimën e moshës së mitur.
“Me datën 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se me datën 19.11.2019 e kishte ngacmuar seksualisht të miturën viktimën – vajzë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info