Tashmë edhe qyteti i Podujevës ka marrë pamje festive për festat e fundvitit, shkruan Llapi.info.

Sikurse edhe në vitet paraprake, edhe kësaj radhe dekorimet thuajse janë të njëjta, teksa zbukurimet janë ndezur në sheshin “Ali Ajeti”, në rrugën “Zahir Pajaziti” dhe në disa pjesë të tjera të qytetit.

Se do të dekorohet si më parë e ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi.

Sivjet, Komuna e Podujevës ka shpenzuar plot 9 mijë e 788 euro për zbukurimin e qytetit. Për t’u dukur me pamje festive, është përkujdesur kompania “Anea”.

Për vitin paraprak, Komunës së Podujevës i kushtoi për 2 mijë e 345 euro më shumë stolisja e qytetit, gjithsej 9 mijë e 945.

Kompania “Anea”, ka bërë dekorimin e qytetit të Podujevës edhe në vitet paraprake, derisa e njëjta kompani do t’i tërheq zbukurimet në javët e para të janarit./Llapi.info