Sot mbushen 21 vjet nga beteja e lavdishme e Tabeve të Llapashticës, betejë në të cilën ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit, njofton Llapi.info.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës dhe rënien e dëshmorëve të saj.
“Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë. Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare”, është shprehur ai. Në 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati”, ka shkruar Haradinaj./Llapi.info