Pakënaqësi të shumta në radhët e ish-luftëtarëve. Bashkëluftëtari i heroit të kombit, Zahir Pajaziti, kërkon transparencë.
Avni Ajeti akuzon PDK-në për manipulimin e listave, për shkak të lidhjeve të interesit me individë të caktuar. Duke folur për rastin e biznesmenit Ragip Mustafa, pronar i kompanisë Beni-Dona, i cili figuron në listën e veteraneve të UÇK-së, ai tha se për këtë rast duhet të rrëfehen para luftëtarëve të tyre komandantët Latif Gashi e Rrustem Mustafa
Listat e veteranëve të luftës së UÇK-së, që u publikuan javën e kaluar për zonën e Llapit, vazhdojnë të jenë temë e nxehtë e debatit dhe pakënaqësive në mesin e shumë luftëtarëve të kësaj zone, që kundërshtojnë mundësinë dhe përfshirjen e shumë emrave në këtë listë, me pretendime se lista është fryrë me emra që nuk kane qenë fare pjesë aktive e luftës, por janë kontrabanduar aty për interesat politike apo edhe për interesat materiale të individëve të caktuar, nga komandantët e njësiteve të zonës, duke filluar nga komandantët e togjeve e deri në nivel brigade. /kosovasot/