Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes edhe zyrtarisht ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Suedisë, raporton Llapi.info.

Challendes ka treguar emrat e lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjen ndaj kombëtares suedeze që zhvillohet më 12 janar në në Doha të Katarit.

Për këtë miqësore Challandes do të ketë në dispozicion një numër të madh të futbollistëve të Superligës.

Në mesin e tyre bënë pjesë edhe super-talenti i Llapit, Valmir Veliu. Veliu ka shkëlqyer në dy edicionet në paraqitjet e tij me KF Llapin si dhe Kosovën U21.

Florian Krasniqi, Lapidar Lladrovci (Feronikeli), Leotrim Bekteshi, Armend Thaqi (Prishtina), Albin Krasniqi (Drita), Jetmir Topalli, Arbër Hoxha, Blend Baftiu (Ballkani), Valmir Veliu (Llapi), Edison Kqiku (Gjilani) dhe Arb Manaj nga (Trepça ’89), janë lojtarët e ftuar nga liga kosovare.

Pikërisht ftesa e përzgjedhësit të Kosovës në futboll, Bernard Challandes, për shumë futbollistë të Superligës së Kosovës për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, ka gëzuar klubet kosovare./Llapi.info

Image may contain: text