Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është i lumtur që është pjesë e klubit të madh italian, Juventusit.

Ylli portugez është transferuar në verën e vitit të kaluar te Juventusi, ndërsa në sezonin e tij të parë fitoi titullin e Serie A dhe u zgjodh lojtari i vitit.

Megjithatë, dështimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e para dhe luhatja e formës dhe mos-bindja në këtë sezon kanë bërë që Ronaldo të lakohet për një largim.


Por, këto fjalë nuk i lënë përshtypje pesë herë fituesit të Topit të Artë, i cili ka thënë se ndihet i lumtur që gjendet në klubin më të mira në Itali.

“Më pëlqen gjithçka në lidhje me Juventusin. Ata kanë një kulturë të mirë, është klubi më i mirë në Itali”, ka thënë fillimisht Ronaldo për DAZN.


“Juventusi ka një histori të jashtëzakonshme, unë jam i lumtur që jam këtu. Dua të fitoj shumë trofe me Juven”.

“Mbaj mend prezantimin në stadium, ishte shumë bukur. Unë isha me familjen time, ishte gjithçka bukur dhe e veçantë”, përfundoi portugezi.