Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar e Listën e veçantë të pronave të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2020 si dhe Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencës të Energjisë (PKVEE) 2019-2021, transmeton Llapi.info.

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Fatmir Gashi, e ku ishin të pranishëm drejtorët e drejtorive dhe përfaqësues të GIZ-it.

Fillimisht, në mbledhjen e sotme të Kuvendit e ka dhënë betimin këshilltari komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Pajtim Hodolli, që ka zëvendësuar këshilltarin e këtij subjekti politik, Arbër Blaku, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit në Kuvendin e Komunës së Podujevës.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi ka shqyrtuar propozim vendimin për miratimin e Listës së veçantë të pronave të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2020 dhe propozimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencës të Energjisë (PKVEE) 2019-2021.

Drejtori i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Abaz Llugaliu, ka prezantuar e Listën e veçantë të pronave të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2020.

Pas diskutimeve lidhur me këtë pikë, Kuvendi miratoi Listën e veçantë të pronave të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2020.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, prezantoi propozimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencës të Energjisë (PKVEE) 2019-2021.

Pas diskutimeve lidhur me këtë dokument, Kuvendi miratoi Planin Komunal të Veprimit të Efiçiencës të Energjisë (PKVEE) 2019-2021./Llapi.info