Festa e Vitit të Ri s’ka kaluar e qetë në Kosovë, derisa dikush festoi me mjete piroteknike, e dikush me armë zjarri, njofton Llapi.info.
Por, pikërisht nga përdorimi i armëve të zjarrit nuk munguan as incidentet e ndryshme.
E qarkullimi i plumbave qorr shpeshherë po i rrezikon qytetarët, gjersa s’mungojnë as dëmet materiale. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Sfeçël të Podujevës, të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Fsh. Sfeqel, Podujevë 01.01.2020-12:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, vetura e tij është goditur nga një ‘plumb qorr’. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
I njëjti rast në Policinë e Kosovës është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info