Rrjeti i OJQ-ve për rajonin e Llapit, “Demokracia Fillon Këtu”, sot ka ndarë çmimet vjetore për kontribut të veçantë për vitin 2019 në Komunën e Podujevës.

Në ceremoni laruat ishin tri personalitete që kanë dhënë kontribut të veçantë në tri fusha: për arritje të jashtëzakonshme nga fusha akademike në nivel ndërkombëtarë u dha për:

  1. z.Xhafer Rama inxhinier për Softwer, nga fusha e informatikës;
  2. z.Adnan Blaku Aktor, për kontribut të veçantë në Fushen e Artit dhe Kulturës.
  3. Llapi.Info medium online, për kontribut të veçantë në shërbim të informimit të shpejtë dhe ngritje të transparencës.

Në hapje, drejtori ekzekutiv i organizatës ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari theksoi se kjo ngjarje shënon momentet kyçe të një viti angazhimesh, përpjekjesh dhe sfidash në rritje e transparencës, llogaridhënies dhe demokratizimin e institucioneve lokale. Ai ftoi organizatat dhe mediat që të shtojnë komunikimin dhe bashkëpunimin, për t’u kthyer si dritare e promovimit të shembujve të mirë dhe lidhje e qëndrueshme e qytetetarëve me pushtetin lokal.

Çmimi për kontribut të veçantë është ngjarje vjetore, që u ndahet personaliteteve që përmes anagazhimit japin shembuj të mirë të aktivizimit qytetarë, demokratizimit, përfaqësimit dhe promovimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

KOMUNIKATËDemokracia Fillon Këtu, ndanë Çmimin për kontribut të veçantë’ për vitin 2019Në një ceremoni të veçantë…

Gepostet von Rrjeti i OJQ-ve Lokale "Demokracia Fillon Këtu" am Samstag, 4. Januar 2020