Tashmë bashkatdhetarët kanë marrë rrugë për në vendet e tyre, pas festave të fundvitit që i kanë kaluar në vendlindje, raporton Llapi.info.

Por, ata po maltretohen nga pritjet dhe kolonat e gjata që po krijohen nëpër pika kufitare të Kosovës dhe Serbisë.

Si çdo herë, pika kufitare në Merdare është më e ngarkuara, me ç’rast pritjet mëngjesin e sotëm kanë shkuar deri në mbi 10 orë.

Llapi.info ka siguruar pamje nga Merdarja, ku shihen edhe kolonat që janë krijuar aty.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet janë deri mbi 10 orë, ndërsa për të hyrë deri në pesë deri dhjetë minuta. Kolonat, sipas kësaj qendreje, kanë arritur deri në 3300 metra. Për dallim nga kjo Merdarja, pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara.

Duhet përkujtuar se mërgimtarët që vinë në vendlindje ballafaqohen çdo herë më pritje të gjata në pika kufitare, derisa palët kosovare gjithmonë kanë fajësuar palët serbe./Llapi.info