Janë duke vazhduar pritjet me orë të tëra në dalje të Kosovës, njofton Llapi.info.

Mërgimtarët që erdhën në vendlindje për festat po vazhdojnë të përballen me pritje të gjatë nëpër kufij.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bashkatdhetarët në Merdare janë duke pritur deri në 5 orë e gjysmë dhe se kolona ka arritur në 1.6 kilometra.

Këtë mbrëmje pritje të mëdha ka edhe në Jarinje. Atje mërgimtarët janë duke pritur deri në 5 orë, derisa kolona është e gjatë 2.5 kilometra.

Sipas QKMK-së, edhe në pikëkalimin kufitar Mutivodë ka kolonë dhe pritje. Sipas këtyre të dhënave, në Mutivodë bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 4 orë, kurse kolona është e gjatë vetëm 500 metra. Ndërsa, në Muçibabë ka pritja është deri në dy orë, kurse kolona ka arritur deri në 1.2 kilometra.

Për dallim nga daljet nëpër kufij ku mërgimtarët po presin me orë tëra, në hyrje pritjet janë të shkurtra./Llapi.info