Një i dyshuar është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ka kanosur një person, njofton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj të ditor, gjersa është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 05.01.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pa dhënë detaje tjera, rasti është cilësuar si “kanosje”./Llapi.info