Historiani nga Podujeva, Florent Hasani dhe gazetari nga Shqipëria Marin Mema kanë marrë rrugë për në kryeqytetin e Serbisë, shkruan Llapi.info.
Rruga e tyre ka një qëllim. Ata do t’i gjurmojnë fshatrat shqiptare të Kelmendasve, afër Beogradit.
Me këtë rast, të dytë do të përgatisin edhe një dokumentar në Serbi, e që në njëjtin do të zbulohen fakte të reja për rrënjët shqiptare.
Ky dokumentar do të transmetohet në emisionin “Gjurmë Shqiptare”./Llapi.info