“Elektricistët” kanë arritur ta rikthejnë sërish sulmuesin e njohur Enis Zabërgja, njofton Llapi.info.
Zabërgja që pjesën e parë të kampionatit e kaloi te Llapi, nga sot tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Obiliqi.
Ka qenë vetë lojtari që ka bërë të ditur kalimin te KEK-u, ndërsa ka falënderuar kryesinë e klubit nga Podujeva.
“Që nga sot pjesë e skuadrës me tradite FC KEK-u. Falënderoj Presidentin Besnik Mjeku për besimin, trajnerin dhe bashkëlojtarët për pritjen. Dua ta falënderojë edhe klubin e Llapit për korrektësinë sa kam qenë pjesë e tyre trajnerin Tahir Batatinën, presidentin Beqir Batatinën, Amrush Batatinen dhe bashkëlojtarët. Ju deshirojës humë suksese me respekt Zabi”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info