Një person është arrestuar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjersa është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar, pasi që i njëjti ka kërcënuar viktimën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “kanosje”./Llapi.info