Shtyllat e ndriçimit publik në Podujevë po vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët, shkruan Llapi.info.

E rastet kur të njëjtat rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik nuk janë të rralla. Një i tillë është paraqitur edhe sot në rrugën e qendrës në Podujevë, “Zahir Pajaziti”.

Sipas pamjeve që lexuesit e Llapi.info kanë dërguar, shihet poçi elektrik i shkëputur, ndërsa vijon të qëndrojë nëpër përçues.

E kjo gjë, sipas dëshmitarëve, paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, e sidomos për këmbësorë.

Ndërkohë, punimet në këtë pjesë rruge kanë përfunduar pak muaj më parë, në të cilën janë larguar shtyllat elektrike, kurse janë vendosur ato të ndriçimit publik./Llapi.info