Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin ditor, derisa është bërë e ditur se viktima është shtetas turk.
“Viktima mashkull shtetas turk është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte. Njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar PK./Llapi.info