KEDS-i ka njoftuar se të mërkurën në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.

Sipas KEDS-it, më 29 janar pa rrymë deri në 7 orë do të mbesin:

“Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 1 (Kodi: 14000009) prej orës 09:00 – 16:00.

Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Largimi i dy konzollave anije dhe zëvendësimi me konzollë të tipit E”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info