Gjatë realizimit të dokumentarit për “shqiptarët e fundit e mollës së kuqe”, policia serbe ka ndaluar grupin e emisionit “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, e në të cilin bënte pjesë edhe historiani nga Llapi, Florent Hasani, shkruan Llapi.info.
Por, gjatë realizimit të këtij dokumentari, Policia e Serbisë ka ndaluar grupin e këtij emisioni. E kjo ndodhur gjatë rrugëtimit të tyre për në fshatrat e Medvegjës.
Ata kontrolluan në mënyrë të detajuar të gjitha dokumentacionet.
A keni ardhur për vizitë këtu? A njihni dikë këtu apo shokët e juaj? – ishin pyetjet e policisë serbe, duke vazhduar me pyetje tjera.
Pas kontrollit për më shumë se gjysmë ore, ata lëshohen për t’i treguar të vërtetat e shqiptarëve të Medvegjës.
Për më shumë, shikoni pamjet e mëposhtme: