KEDS-i ka njoftuar se të enjten do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.
Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.
“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/0.4kV Sekiraqa 1 (Kodi: 14000009076) nga ora 09:30 – 12:00 dhe 13:00- 16:00.
Vendet: Fshati Sekiraqë. Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e kabllos 0.4 kV në projektin “Sekiraqa 1” LOT 7″, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info