Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka kujtuar 23-vjetorin e rënies të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, njofton Llapi.info.
Veliu në një postim në rrjetin social Facebook, ka shtuar se në këtë përvjetor përkujtojmë periudhuhën e lavdishme të luftës për liri.
“Në 23 vjetorin e rënies së Komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajziti me shokët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, përkujtojmë periudhën e lavdishme të luftës sonë për liri. Rënia në altarin e lirisë është sakrifica më e madhe që mund ta bëjë njeriu për atdheun e tij”, ka shkruar Veliu.
Tre strategët, Zahiri, Hakifi dhe Emdondi ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë më 31 janar të vitit 1997./Llapi.info