Foto Ilustrim

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi që gjatë kontrollit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa municion, njofton Llapi.info

“Në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info