Sot janë bërë 30 vjet nga rënia e dëshmores Ylfete Humolli, e cila është vrarë nga regjimi serb në protestën që u zhvillua më 1 shkurt të vitit 1990 në Lupç të Poshtëm, njofton Llapi.info.

Në 30-vjetorin e rënies, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje bëri homazhe në përkujtim të jetës dhe veprës së saj.

“Luftës çlirimtare të Kosovës i kanë paraprirë qindra protesta e demonstrata. E tillë ishte edhe protesta e 1 shkurtit 1990 në Lupç të Poshtëm ku ra heroikisht aktivistja 17 vjeçare Ylfete Humolli. Gjithmonë do të nderojmë të gjithë ata që përballë pushtuesit vendosën trupat e tyre duke kërkuar liri e pavarësi”, thuhet në njoftimin e VV-së./Llapi.info

Image may contain: 1 person, standing, sky, tree, shoes, outdoor and nature
Image may contain: 6 people, people standing, sky, flower and outdoor