Komuna e Podujevës ka mbajtur sot trajnimin me bletarët e Podujevës.

Raif Muçolli, kryetar i Shoqatës së Bletarëve në Komunën e Podujevës, foli për problemet që kanë bletarët e Podujevës.

“Podujeva ka problem me varroatozes (rriqer tek bletët), për të cilën janë përdorur medikamente, me sëmundjen nozematozes, e cila paraqet humbjen e shoqërive të bletëve mbi mesataren e lejuar. Ka shenja edhe të mortajës. Por, ju porosis që të paralajmroni rastet kur paraqitet ndonjë problem në shoqërinë e bletëve”, ka thënë ndër të tjerash Muçolli.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Shqipëria, me ç’rast Lejla Shehu foli për zhvillimin e bletarisë në Shqipëri.

Ndërsa, Pllumb Aleksi, doktor nga Tirana, përveç që foli për problemet të cilat i theksoj edhe Raif Muçolli, për një numër të madh të infeksioneve, ai tregoi edhe kushtet kryesore për një bletari të shëndosh.

“Rregulli, informacionet si dhe koha që i kushtohet parqeve të bletëve apo kullosave, janë tri kushtet kryesore për një shoqëri të shëndosh”, ka thënë Aleksi.

Në fund bletarëve u dha mundësia të parashtronin pyetje./llapi.info