Pas marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dje është formuar Qeveria Kurti, raporton Llapi.info.
Në këtë Qeveri, pozitë të lartë mori edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu. Ky i fundit u propozua për ministër i Punëve të Brendshme. Këtë pozitë Veliut iu dorëzua sot nga ish-ministri Ekrem Mustafa.
Por, cila është pasuria e kreut të LDK-së në Podujevë?
Veliu në deklarimin e pasurisë nuk ka treguar sa është vlera e shtëpisë, e banesës, truallit dhe e tokës së trashëguar.
Në deklarimin e pasurisë që ai ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka treguar se ka 73 ari tokë të trashëguar, por vlerën e saj e ka llogaritur me zero.
Njëjtë ka vepruar edhe me shtëpinë për të cilën ka deklaruar se e ka që nga viti 1990, por që nuk ka treguar sa është sipërfaqja e saj, e që të cilën e ka vlerësuar me zero.
Ai ka deklaruar se e ka blerë një banesë në vitin 2008, por që vlera e saj, sipas deklarimit, është zero.
Veliu ka deklaruar se ka blerë 10 ari truall në vitin 2015, por që vlera e saj është zero sipas deklarimit të tij.
Kurse, sipas deklarimit, Veliu ka blerë truall në kohëzgjatje për 5 vite në vlerë prej 25 mijë eurove.
Ndërkohë, para të gatshme, Veliu ka deklaruar se i ka 11 mijë e 770 euro në NLB, ndërsa 7 mijë e 679 euro në bankën Raiffeisen. Paga mujore e tij në Komunën e Podujevës është 1.187.82./Llapi.info