Reshjet e borës kanë ndikuar që në shumë rrugë të ketë vështirësi në qarkullim, njofton Llapi.info.
E në disa vende ka që rrugët edhe janë të pakalueshme. Të njëjtin problem po e kanë edhe disa banorë të disa lagjeve në fshatin Dobratin të Podujevës. Ata po thonë se kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës s’po i pastron të gjitha rrugët në këtë fshat, por vetëm në disa.
Sipas pamjeve që i kanë dërguar në adresë të Llapi.info, shihet se kjo rrugë e gjatë ka mbetur e papastruar dhe e vështirë për t’u kaluar./Llapi.info