Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se është e pamundur të parashikosh fituesit e Derby della Madonnina kundër Milanit, ndërsa foli edhe për të kaluarën, ku zbuloi se provoi transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Moratti pranoi se Interi është “më i mirë në letër” pavarësisht se shtoi se nuk do të jetë e lehtë për Nerazzurrët kundër një skuadra të Milanit që është në rritje.

Milani aktualisht është i teti në Serie A dhe në një seri prej shtatë ndeshjeve i pamposhtur pas pushimit të dimrit, por Moratti beson në potencialin e madh të Interit nën urdhrat e Antonio Contes.


“Interi që ne po shohim janë një ekip jo vetëm që po rriten, por ka një potencial të madh. Pastaj, duke e ditur se ata janë në duart e Contes, i cili me të vërtetë di të zhvillojë aftësitë e lojtarëve të tij, mendoj se do t’i shohim ata vazhdimisht të përmirësohen”, ka thënë fillimisht Moratti.

Moratti fitoi të gjithë titujt e mundshëm si president i Interit

“Nuk do të jetë e lehtë, në letër ne duhet të jemi më të fortë, por ju e dini … të parashikosh një derbi është e pamundur”.

“Unë mendoj se ai është një sulmues shumë i mirë. Më vjen keq që ai nuk do të jetë atje të Dielën, “tha Moratti. “Do të ishte mirë dhe interesante ta shohim atë në punë në një përleshje kaq të madhe.”


Ish-presidenti zbuloi gjithashtu se ai kishte provuar të blinte Messin nga Barcelona ndërsa ishte në krye të Nerazzurrëve.

“Unë u përpoqa ta marr Messin. E doja atë, por e dija që Barcelona e kishte ndihmuar shumë për ta shëruar”.

“E lashë vetëm dhe Messi e di se unë kam qenë gjithmonë mirënjohës për këtë”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/