Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Podujevë, sot do të mbaj mbledhjen e kryesisë, raporton Llapi.info.

Siç mëson portali, mbledhja pritet të nis nga ora 13:00, ndërsa do të diskutohet për gjendjen aktuale në Komunën e Podujevës dhe zgjedhjen e kandidatit për kryetar.

Disa emra janë përfolur për se do të jenë kandidatë për të parin e Podujevës, ndërsa veçohet emri i drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Vezir Januzi dhe deputetit Ekrem Hyseni.

Ndërkohë, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do të mbahen më 15 mars, pasi ish-kryetari Agim Veliu e ka lënë në gjysmë mandatin e fituar më 2017, duke marrë postin e ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike në Qeverinë Kurti./Llapi.info